Drejtori i KEK-ut: Punëtorët po angazhohen maksimalisht, ka nevojë që dikush t’u shpreh mirënjohje

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrat Artane Rizvanolli dhe Hekuran Murati në vizitën që zhvilluan në këtë korporatë u njoftuan nga afër me punën që po bëhet.

“Kemi pasë angazhim për futjen në funksion të njësive shtesë. Këto kanë qenë arsyet që Kurti bashkë me ministrat ishin këtu. Ata shprehën mirënjohje dhe përkrahje për punëtorët e KEK-ut, derisa u njoftuan për operimin dhe gjendjen e blloqeve”, është shprehur Krasniqi për Klan Kosova.

“Punëtorët po bëjnë angazhimin maksimal dhe ka nevojë që dikush të vjen ta shpreh mirënjohjen për punën që bëjnë”.

Krasniqi ka thënë se ne futjen në funksion të bllokut B2, që pritet të ndodhë në ditët në vijim, do të bjen sasia e importit.

Më tej ai ka bërë thirrje ndaj qyetarëve që ta kursejnë rrymën.0