Drejtori i Inspekcionit Komunal promovon punën e tij në facebook (FOTO)

Drejtori i sapo zgjedhur i inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri si duket e ka nisur punën e tij me këmbë të mbarë.

Për disa ditë radhazi, Tahiri përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar qytetarët për aktivitetet dhe gjobat që janë shqiptuar nga Inspektorati komunal, përcjell Ballkani.info.

Së fundmi ai ka lajmëruar se inspektorati ka gjobitur kontraktuesin e KOSTT-it, për punimet që janë duke i bërë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Arsyeja e gjobitjes ka qenë mos vënia e shenjave paralajmëruese dhe sigurimi i vendpunishtes. /Ballkani.info

Ja disa nga postimet e Tahirit në Facebook: