Drejtori i Gazetës Online “Insajderi”, Parim Olluri ka folur pas sulmit brutal që ndodhi natën e mbrëmshme ndaj gazetarit të këtij mediumi, Visar Duriqi.

Olluri ka thënë se po presin nga Policia që të kryejë hetimet dhe të zbardhet se kush janë porositësit e sulmit brutal ndaj gazetarit.

“Kemi kontaktuar kemi qenë mbrëmë në banesën e tij dhe vendin e nhgjarjes, gjendja e tij mbrëmë ka qenë e rëndë, ka pasur lëndime të rënda në dhëmbë dhe në hundë, është shoqëruar për në Emergjencës. Tash është duke u përmirësuar gjendja e tij dhe familjarët po i qëndrojnë afër Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur tre persona kanë qenë duke e pritur afër banesës së tij. Vosari nuk ka pasur asnjë problem personal i vetmi motiv është puna e tij. Kujtojmë faktin që Visari është autor i emisionit hulumtues “Indoks” dhe ka trajtuar tema të ndryshme që janë hulumtime që përfshijnë figura të krimit të organizuar dhe iu vetmi motiv ka qenë puna e tij. Nuk e dimë ende saktë kush kanë qenë porositësit dhe jemi duke pritur hetimet nga Policia e Kosovës dhe zbardhjen e kamerave që janë afër banesës së Visarit”, tha Olluri për Euronews Albania.

Olluri tha se Visar Duriqi është prej gazetarëve që ka raportuar më së shumti për aferat dhe skemat e krimit të organizuar në Kosovë.

“Në këtë moment nuk mund ta dimë se cili mund të jetë porositësi për shkak se edhe personat kanë qenë të maskuar, po presim nga Policia që t’i kryejnë hetimet. Unë besoj që është momenti i fundit që Policia e Prokuroria të jenë më të kujdesshme në zbardhjen e rasteve të gazetarëve. Sulmuesit e gazetarëve në asnjë rast nuk janë ndëshkuar”, shtoi Olluri.