Drejtori i IKSHPK-së: Deri sot janë testuar 1 mijë e 37 raste, vazhdoni dhe mbani rekomandimet që i kemi dhënë

Drejtori i Institutit Kombëtarë Shëndetësorë Publik të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 është nën kontroll nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, bashkë me të gjitha rekomandimet e lëshuara nga institucionet shëndetësore të Kosovës.

“Duke i falënderuar rekomandimet e institucioneve dhe përmbajtjes së tyre nga ana e qytetarëve, pra nga data tetë shkurt kemi filluar të diagnostikojmë dhe deri më sot janë testuar 1 mijë e 37 raste me 91 pozitiv. Që do të thotë se testimet në një numër kaq të madhe ne i kemi bërë me qëllim të gjurmimit të gjitha këtyre rasteve të konfirmuara që janë gjetur në mënyrë pro-aktive nga ekipet e epidemiologëve, të IKSHPK-së dhe atyre rajonale.91 kanë dalë pozitiv dhe një pacientë tashmë është shëruar dhe është lëshuar në shtëpi dhe pas rekomandimet kur dy mostra rezultojnë negativ pacienti është shëruar”, tha Ramadani, shkruan Indeksonline.

Ai theksoi gjithashtu se kanë filluar pacientët dalë ngadalë të shërohen, ata që janë në Klinikën Infektive dhe pjesa dërmuese e tyre po këndellen gradualisht.

“Nga data 13 deri më sot 91 raste janë konfirmuar dhe 32 raste janë nga komuna e Malishevës,  15 raste nga Gjilani, 13 nga Prishtina, 7 nga komuna e Vitisë, 6 nga komuna e Vushtrrisë, 6 nga Gjakova, 4 nga Podujeva dhe një rast nga komuna e Klinës, Prizrenit, Obiliqit, Lipjanit, Suharekës dhe Shtimes.Duke qenë se nga data 1 shkurt kur kanë  filluar kontrollimin e rasteve që kanë hyrë në Kosovë, tashmë mbi 20 mijë raste i kemi kontrolluar dhe mbushur formularët duke sjellë shenjat dhe simptomat e tyre.Në IKSHPK gjatë 24 orëve po kontaktohen dhe mbikëqyren të gjitha ato kontakte që deri më sot kanë kaluar shifrën 2 mijë, janë në kontrolle të përhershme dhe të vëzhguara nga institutet rajonale dhe të kontrolluara nga QKMF-të rajonale’, tha ai.

Tutje Ramadani theksoi se edhe ekipet rajonale janë në dhe kontaktohen gjendjet klinike dhe duke matur temperaturën nën mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë të gjithë ata që karantinohen.

“Mund të them se rekomandimet që i kemi dhënë ne duhet të vazhdoni akoma t’i mbani. Duar të lahen, mos të preket fytyra, nëse ka shenja klinike le të lajmërohet për trajtim, të mos frekuentohen ambientet të mbyllura, të mbahet higjiena e përgjithshme e kështu me radhë”, theksoi ai.