Drejtori i GAP-it: Paradite VV-ja po na vlerëson, pasdite po na kritikon

Drejtori i institutit GAP, Agron Demi, ka kritikuar VV-në për sjelljen kontradiktore ndaj punës së këtij institutit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar kjo parti paradite po e kritikon qeverisjen në Prishtinë me të gjeturat e tyre, ndërsa pasdite po e sulmon raportin e GAP-it për buxhetin.

“Dje paradite VV e kritikonte qeverisjen një vjeçare të Komunës së Prishtinës duke u bazu në raportet e GAP, e pasdite e sulmonte GAP për një raport buxheti që nuk u shkonte për shtati ministrave”, ka shkruar Demi.