Drejtori i AVONET: Ministri Vitia është shkelësi më i madh i masave antiCOVID, vendimi të shqyrtohet

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka vlerësuar sot se vendimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për mbylljen e lokalve dhe kufizimi i lëvizjes, është i pamatur dhe i pa analizuar mire, si dhe përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

“Duke parë që shumica e kryetarëve të Komunavë të Republikës së Kosovës dhe Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka qenë kundër mbylljes dhe kufizimit të lëvizjes, z. Vitia nuk ka marrë për bazë këtë vlerësim të kryetarëve, prandaj kjo tregon se z. Vitia është ndër ministrat që vazhdon mosrespektimin e mendimeve dhe vlerësimeve nga institucionet locale. Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës me datën 4 mars 2021 ka deklarauar se është kundërt kufizimit dhe mbylljes, ku keni të bashkangjitur edhe linkun: https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/3847240888697115”, thekson drejtori i AVONET-it, Kenan Gashi.

Sipas tij, kufizimi i lëvizjes të qytetarëve nga ora 22:00 deri orën 5:00 të mëngjesit, është njëra prej shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, e cila është e garantuar me Konventat ndërkombëtare dhe Kushtetuten e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, për AVONET-in, kjo masë e kufizimit, asnjëherë nuk ka sjellë ndonjë efekt, por vetëm sa ka krijuar pasoja si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë psikik.

“Po ashtu mosmarrja parasysh e shqetësimit të komunitetit të gastronomis është tejet shqetësues dhe kjo tregon injorancën e vazhdueshme të z. Vitia lidhur me qasjen e komunikimit me palet dëmtuara. Z. Vitia ishte prej personave të parë që nuk kanë respektuar masat antiCOVID dhe po ashtu ai gjatë tërë kohës ka qenë pjesë aktive në tubimet publike, si shumë zyrtarë të tjerë të partive publike”, shton Gashi.

Tutje Gashi thekson se rritja e infeksionit nuk është si shkaktar nga mosrespektimi i masave nga qytetarët, por janë vetë partit politike që kanë rritur numrin e infeksionit si pjesëmarrëse në tubimet publike.

“AVONET kërkon nga kryeministri Kurti që të shqyrtojë vendimin e marrë dhe të rrit komunikimin me komunitetin e gastronomëve, si dhe të trajtoj me seriozitet problematikat që ka shfaq virusi Covid -19″, thekson në fund të reagimit Gashi.