Drejtori i rrjetit të OJQ-ve, Kenan Gashi ka reaguar pas vaksinimit të kryeministrit Kurti, dhe reagimeve të shumta që pasuan pasi ai mori vaksinën “AstraZeneca” i pari në Kosovë.
Gashi për Ballkani.info tha se ata që po kundërshtojnë vaksinimin e Kurtit janë abuzuesit më të mëdhenj të parasë publike.
“Është krijuar një praktikë që të vaksinohen të parët krerët e institucioneve më të larta botërore, si e tillë vaksinimi i Kurtit është në rregull, dhe është një siguri ekstra për qytetarët e Kosovës në raport me besimin në vaksinë”, tha Gashi për Ballkani.info.
Vaksinimi i Kurtit ka ngjallur reagime pro dhe kundër, ndër ata që përkrahën vendimin e Kurtit për t’u vaksinuar i pari ishte moderatori, Adriatik Kelmendi e profesori universitar, Blerim Latifi.
Ndërsa në anën tjetër zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi e anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë dalur kundër vaksinimin.
Privilegj që (Kurti) mori vaksinën e parë ishte qëndrimi i opinionistit Valon Syla, i cili nuk kurseu kryeministrin, duke e fyer me fjalët, “vetjak”, “llaskuc”./Ballkani.info






