AKI

Drejtori i AKI-së raportoi për “tentim-atentatin” ndaj Kurtit, deputeti i VV-së s’jep detaje: Temë e konsumuar

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Mbikqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë. Zëvendëskryetari i këtij komisioni, nuk ka dhënë detaje para mediave, por ka konfirmuar se është folur për raportimet mbi një tentim atentat të mundshëm ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse e ka pyetur drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti mbi këtë çështje.

“Qëllimi i takimit ishte kjo, por ishte e mbyllur dhe konsideroj se nuk kam diçka të veçantë.” – ka thënë ai.

Por tutje, Zyba refuzoi t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve, duke u shprehur: “Tashmë është e kalume kjo temë, është konsumu edhe prej debatit, nuk jam unë adresa”.

“…sigurisht, ka pasë diskutim, por nuk ka pasur diçka të veçantë, nuk është as për alarmim, as adresim i këtij momenti.” – tha ai.

Deputeti i VV-së sërish u shpreh se kjo temë, sipas tij, është konsumuar dhe se interesimi është me vonesë.

“Ky interesim është pak, mos me thënë me vonesë, por nuk është aktual.” – deklaroi Zyba.

VIDEO BONUS: Pagat e ulëta| Punëtorët e sigurimit fizik në KEK protestojnë sërish në Prishtinë