Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Tirana” në Shtime ka ndaluar një shofer, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Policia ka njoftuar se ndaj shoferit ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind euro.

Po ashtu bëhet e ditur se shoferit i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i kanë konfiskuar përkohësisht automjetin.