Në qershor 2017, një shtetas sirian u torturua dhe më pas u vra nga disa burra që flisnin rusisht në Siri. Trupi u copëtua dhe u dogj. Koka ishte varur në një gardh për ta parë të gjithë.

Më shumë se dy vjet pas këtyre ngjarjeve, Novaya Gazeta vërtetoi se ndodhi pranë fabrikës së përpunimit të gazit Esh-Shaer, që burrat rusisht folës ishin militantë të grupit, “Wagner”, grup ky i cili është në pronësi të mikut të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Një nga pjesëmarrësit u identifikua si ish-polici i Stavropolit Stanislav Dychko. Identiteti i viktimës u vërtetua gjithashtu – të afërmit e tij e njohën – ky është Mohammed Elismail, që u torturua mizorisht nga rusët mercenar dhe më pas iu pre koka duke e varur në gardh.

Çudia s’ka fund. Përkundër mizorisë që dëshmohet me fotografi dhe video e torturës dhe prerjes së kokës, Komiteti Hetimor i Rusisë nuk gjeti arsye për të nisur një hetim në lidhje me këtë krim kundër njerëzimit dhe gjenocid. Përkundër faktit se janë të disponueshëm të gjithë komponentët e nevojshëm ligjorë për fillimin e një çështjeje penale që shtetasit rusë kryen gjenocid, shteti se ka pa të arsyeshme të nis hetime. Në mars të vitit 2021, Qendra Siriane për Media dhe Liria e Shprehjes (SCM), Qendra Memorial për të Drejtat e Njeriut dhe Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH) angazhuan avokatët Ilya Novikov dhe Petr Zaikin për të ndihmuar vëllain e të ndjerit të mbronte të drejtat e tij si viktimë e agjencive ruse që kanë angazhuar mercenar në Siri. Një kërkesë zyrtare iu dorëzua Komitetit Hetimor Rus duke kërkuar që vrasja të hetohej. Avokatët nuk morën përgjigje.

Tri herë gjatë vitit janë paraqitur ankesa në gjykatë për mosveprim, tri herë me pretekste të ndryshme (avokatët i konsiderojnë këto pretekste si të paligjshme), ankesat nuk janë pranuar për shqyrtim. Ankesa e katërt është shqyrtuar më 18 janar 2021, 10 muaj pas depozitimit të kallëzimit të krimit, avokatët kanë marrë dokumentin e parë me shkrim. Fakti i vdekjes nuk është vërtetuar Me pak fjalë, gjyqtarja Yevgenia Nikolaeva zbuloi se Komiteti Hetimor nuk do të kontrollonte asgjë në mënyrë korrekte dhe vendosi të refuzojë ankesën e avokatit për mosveprimin e hetuesit . Ajo e shpjegoi vendimin e saj me pranimin e plotë të “kundërshtimeve ndaj ankesës së avokatit” të paraqitura në gjykatë nga Sledkom.

Këto “kundërshtime”, të cilat kënaqin plotësisht Gjykatën Basmanny, duhet të shqyrtohen më në detaje. Shefi i departamentit të Komitetit Kryesor Hetues të Komitetit Hetues të Rusisë, Pakhtusov, beson se hetimi rus nuk ka bazë për të kryer një kontroll procedural mbi raportin e vrasjes së Muhamed Elismail. Paradoksi i drejtësisë ruse për refuzimin e ankesës së avokatëve është se “nuk është vërtetuar dhe i dokumentuar fakti i vdekjes së M. Elismail”.

Nova Gazeta fton hetuesin ruse t’i shohin fotografitë dhe videot e krimit që kanë kryer kompania e mikut të Putinit “Wagner”, në Siri.

A mund të quhet si jo fakt kur koka e një personi është e ndarë nga trupi? Kaq për drejtësinë ruse.