Draxler mendon se PSG është më i rëndësishëm se çdo individ

Futbollisti gjerman, Julian Draxler e ka mbështetur vendimin e trajnerit të Paris Saint Germain, Thomas Tuchel për të lënë në bankën rezervë Kylian Mbappen dhe Adrien Rabit për shkaqe diciplinore në takimin me Marseillen mbrëmë.

Draxler beson se lënia jashtë formacionit startues së dyshes franceze nënkupton se askush nuk është më i rëndësishëm se klubi, gjera Tuchel konfirmoi pas ndeshjes së fituar përballë Marseilles 0-2, se ky vendim ishte marrë për mungesë të diciplinës.

“Të luash në “Velodrome” kundër Marseilles nuk është asnjëherë e lehtë. Ne kemi dominuar dhe e kemi merituar fitoren. Është një gjë që i takon trajnerit dhe dy lojtarëve. Trajneri ka dëshmuar se klubi është më i rëndësishëm se individët”, deklaroi Tuchel për “L’Equipe”.

Mbappe u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, ndërsa iu deshën vetëm 3 minuta për të zhbllokuar rezultatin, derisa Rabiot i luajti 10 minutat e fundit kur zëvendësoi Di Marian.

PSG ka një diferencë prej 8 pikëve ndaj Lilles që mban vendin e dytë, ndërsa kryeqytetasit i kanë fituar të 11 ndeshjet e para në Ligue 1.