Vladimir Putin

Drashkoviç: Mbështetja ruse për Serbinë në lidhje me Kosovën, propagandë e KGB-së

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Drashkoviç, ka deklaruar se mbështetja e Vladimir Putin-it për Serbinë në lidhje me Kosovën është propagandë e pastër e “Shërbimit Sekret të Rusisë (KGB)”.

Ai theksoi se Rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka dëbuar Serbinë nga Kosova njëherë e mirë.

“Ne u dëbuam sipas Kapitullit 7 të OKB-së, kur u legalizuan edhe bombardimet e NATO-s”, ka nënvizuar ai, transmeton mediumi serb “N1”.

Drashkoviç iu ka bërë thirrje autoriteteve në Beograd që të heqin dorë nga mbrojtja dhe mbështetja e Rusisë për prendetimet e saj mbi Kosovën.

“Çfarë garantuesi i sovranitetit mund të jetë një shtet që është simbol i shkatërrimit të sovranitetit të shteteve të tjera”, vazhdoi tutje ai.

Sa i përket hezitimit të palës serbe që të vendos sanksione kundër Rusisë, ai potencoi se Serbia duhet t’i bashkohet politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

“Sigurisht që duhet të dënojmë ashpër regjimin kriminal në Kremlin dhe të bëjmë dallimin midis regjimit në Kremlin dhe popullit rus”.