Garë e nxehtë është duke u zhvilluar në qytetin e Gjilanit mes kandidatit të VV-së, Alban Hysenit dhe atij të LDK-së, Lutfi Haziri.

Kandidati i VV-së ka përmbys rezultatin dhe tani prin me 44.22% të votave, kurse Haziri i LDK-së ka 44.11%.

Deri tani janë numëruar 114 kuti nga 126 sa janë gjithsejtë.

Në vendin e tretë në Gjilan ka dalë Leonora Morina Bunjaku e PDK-së me 8.14% të votave.