reperi kanadez

Drake “valon” flamurin e Shqipërisë në mesin e adhuruesve të shumtë në koncertin e tij

Një moment i koncertit të Drake është bërë viral në mesin e përdoruesve të shumtë në TikTok, duke u shpërndarë nga llogari të shumta.

Kjo për faktin se reperi i njohur kanadez, ka dëshmuar edhe njëherë respektin që ka për shqiptarët.

Pesë arsye pse duhet të pyesim veten nëse duam vërtet një veturë automatike

Derisa Drake po përformonte në skenën gjigante, adhurues të shumtë që kishin ardhur për ta dëgjuar po brohorisnin për këngët e tij, e njëri prej tyre bëri më shumë se kaq.

@anita_mernacaj #drake #drakeconcert #albanian #shqipe #aubrey ♬ original sound – anita_mernacaj

Nuk është hera e parë që Drake shpërfaq respektin e tij ndaj shqiptarëve, kjo pasi në këngën e tij “Polar Opposites”, ai veshi një xhaketë të kuqe me shqiponjën dy krenare; madje, në tekstin e këngës Drake përmendi edhe Prishtinën.

Ai është padyshim një nga reperet më të suksesshëm në botë dhe këngët e tij kanë thyer një mori rekordesh.