Kandidati për deputet nga AAK-ja, Dr. Arbër Tolaj ka folur rreth keqmenaxhimit në shëndetësi dhe ka ofruar planin e tij për zgjidhjen e problemeve në këtë drejtim.

Listat e pritjes në shëndetësi janë krijuar si rezultat i keqmenaxhimit, duke rrezikuar direkt jetën e pacientëve dhe qytetarëve.

“Listat e pritjes në shëndetësi janë krijuar si rezultat i keqmenaxhimit, duke rrezikuar direkt jetën e pacientëve dhe qytetarëve”, ka shkruar Tolaj.

Numri 35 i AAK-së se me punë dhe angazhim maksimal do të përkujdeset për të eliminuar këto lista dhe për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët, që presin me vjet të tëra.

Postimi: