Antigona Gashi, kandidate për Kuvendin Komunale nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK 191) me numër 13 në listën zgjedhore, shpalos vizionin e saj për një Pejë moderne, me më shumë mundësi për të rinjtë dhe zhvillim të barabartë për të gjithë qytetarët.

E lindur dhe e rritur në Pejë, me përvojë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Antigona sjell energji të re, përkushtim dhe ide konkrete për ndryshimin që i duhet qytetit. Ajo shprehet se rinia është prioriteti i saj kryesor dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet fuqishëm në Asamblenë Komunale.

“Rinia është e ardhmja jonë – ata meritojnë mbështetje, mundësi dhe besim! Le ta ndërtojmë të ardhmen së bashku,” është mesazhi i qartë i Antigona Gashit për gjeneratën e re dhe për çdo qytetar që beson në zhvillim dhe perspektivë.

Gashi premton të jetë zëri i Pejës në Asamble, duke luftuar për më shumë hapësira për të rinjtë, nxitje të zhvillimit ekonomik dhe një qytet me mundësi të barabarta për të gjithë. Me energjinë e saj dhe vizionin e qartë, ajo synon të përfaqësojë me dinjitet qytetarët e Pejës dhe të sjellë ndryshimin që ata presin.