Mali i Zi

DPS nis iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, e priti Dodikun në Podgoricë dhe vendosi flamurin serb në kabinet

Burimet të gazetës malazeze “Vijesti” ka thënë se një nga arsyet e shqyrtimit të iniciativës është vizita e sotme e presidentit të entitetit boshnjak-hercegovinas, Republika Srpska, Milorad Dodik në Mal të Zi dhe takimi me Mandiq.

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në mbledhjen e sontme ka vendosur që partia të nisë nismën për shkarkimin e kryeparlamentarit Andrija Mandiq, konfirmohet nga kjo parti, transmeton Ballkani.info.

Arsyet tjera, siç sqaron burimi, janë vendosja e flamur trengjyrësh (flamuri i RS-së) në kabinet e Mandiqit, sjellja e kryetarit të komunës së Pljevljes, Darij Vranesh, i cili vjen nga partia e Mandiqit – Demokracia e Re Serbe.

Dodik sot është takuar me Mandiqin në Kuvend, pas së cilës kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media. Ai gjithashtu tha në atë konferencë se Mandiqit i ka dorëzuar propozimin për marrëveshje për lidhje speciale. Po ashtu Dodik e ka quajtur ide fenomenale “botën serbe”.

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, në shenjë proteste kundër ardhjes së Dodikut, të cilët i ka përshëndetur me tre gishtat e ngritur.

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq dhe kryeministri Milojko Spajiq nuk kishin asnjë informacion zyrtar për vizitën e Dodikut dhe as nuk u është kërkuar zyrtarisht takimi me të. Këtë e kanë konfirmuar më herët për Vijesti nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Presidentit dhe jozyrtarisht nga Kryeministria. /Ballkani.info/