Sipas Eric Feng, themeluesit të Hulu, përdoruesit aktualisht janë kryesisht duke downloaduar aplikacione që janë rreth pesë vjet të vjetra, raporton GSMArena.
Top 30 aplikacionet në Apple App Store janë mesatarisht 1853 ditë (ose pesë vjet) të vjetra krahasuar me 625 ditë (më pak se dy vjet) gjatë vitit 2014.
Kjo do të thotë që përdoruesit vendosin të downloadojnw aplikacione që janë të verifikuara dhe të njohura krahasuar me aplikacionet më të reja. Sigurisht, këtu përfshihet Facebooku, Instagrami, Google Maps, Spotify dhe shërbime të ngjashme të popullarizuara.
Për sa i përket Androidit, situata është e njëjtë. Top 30 aplikacionet për Android në Google Play Store janë mesatarisht katër vjet të vjetra gjatë vitit 2019, ndërsa në vitin 2014 ato ishin 18 muaj të vjetra.
Ky trend nuk shihet në seksionin e lojërave. Madje 85% e lojrave më të shitura janë më pak se dy vjet të vjetra.







