Dosja e Saimir Tahirit shkon në gjykatë

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka përfunduar hetimet lidhur me akuzat për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafikun e drogës me bandën “Habilaj”.

Prokuroria ka dërguar sot për gjykim dosjen penale ndaj Tahirit.
Ish-zyrtari i lartë është thirrur për t’u paraqitur nesër me 28 shkurt ora 13:00 për t’u njohur me akuzat zyrtare të Prokurorisë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Gjykata e Krimeve të Rënda më 11 shkurt vendosi të pranojë kërkesën e tij për moszgjatjen më të hetimeve, duke iu lënë prokurorëve afat të përfundonin hetimet deri më datë 10 mars.