Dosja Bajri, gjykata jep vendimin, pranohet kërkesa për uljen e 1/3 të dënimit

Përfundon gjykimi i dosjes Bajri. Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e avokatëve mbrojtës Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj për aplikimin e gjykimit të shkurtuar duke ulur 1/3 të dënimit.

Safet Bajri deklarimin fajtor dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim. Ismet Idrizi,deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

Vendimet

Deklarimin fajtor të pandehurit Behar Mehmet Rustemi (Bajri, Brajoviq) akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Organizimi i llotarive të palejuara në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 197 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 muaj burg.

Shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe masën e sigurimit ndalim për të dalë jashtë vendit.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Safet Jonuz Rustemi akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive për qëllime të fitimit pasuror e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 vite burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurin Safet Jonuz Rustemi akuzuar për kryerjen e veprës penale të mbajtjes së armëve shpërthyese dhe municionit të parashikuar nga nen 278-3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me tre vite burg

Deklarimin fajtor të pandehurin Safet Jonuz Rustemi akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizimi i llotarive sportive në bashkëpunim dhe dënimin e tij me tre vite burg

Në aplikim të nenit 55 në bashkim të dënimeve, i pandehuri Safet Jonuz Rustemi dënohet me një dënim të vetëm prej 3 e 9 muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimsht me 2 vite e 6 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurit Ilir Jonuzi akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe dënimin e tij me 6 muaj burg.

Deklarimin fajtor të Ilirr Jonuz Rustemi akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe dënimin e tij me dy vite burgim

Në aplikim të nenit 406 të pandehurit Ilir Jonuz Rustemi i ulet dënimi  me 1/3  duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burg.

Deklarimin fajtor të Astmer Bilalit akuzuar për veprat penale “Përcaktimi i rezultateve sportive” , “Ndërtim të paligjshëm”. Në bashkim të dënimeve i pandehuri Astmer Bilali dënohet me me 4 vite e 6 muaj burgim. Me uljen e dënimit me 1/3 ai dënohet përfundimisht me 3 vite burgim.

Deklarimin fajtor të Ismet Skënder Idrizi për veprën penale të “Mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit dhë dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të Emrah Bajram Plaku për veprën penale të “Mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. Në aplikim të uljes së dënimit Plaku dënohet me 2 vite burg.

Deklarimin fajtor të Sirjan Hasim Alija të akuzuar për veprën penale “organizimi i llotarive sportive dhe dënimin e tij me 3 muaj burgim. Në aplikimi të nenit 406 i ulet 1/3 duke e dënuar përfundimisht me 2 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardit Xheladin Smajli dhe dënimin e tij me 4 muaj burgim bashkë me uljen prej 1/3 të dënimit. Urdhërohet pezullimi i ezkekutimit me burgim duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë kohore  prej 8 muajsh  që të mos kryejë vepër penale si kjo apo më të rëndë se kjo dhe të mbajë kontakt me shërbimin e provës Shkodër.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Samet Skënder Halluni për kryerjen e veprës penale “Organizimimi i llotarive sportive e kryer në bashkëpunim” dhe dënimin e tij me 3 muaj burgim. Në përfundim i ulet dënimi në 2 muaj burgim