Zbardhen emrat e tre gjyqtarëve që janë përzgjedhur të gjykojnë çështjen e Izet Haxhisë.
Sokol Binaj, Dhimitër Lara dhe Ndue Dreni janë gjyqtarët, ndërsa në ditët në vijim pritet që Gjykata e Apelit të përcaktojë dhe datën për nisjen e seancave, ku Haxhia ka kërkuar rihapjen e dosjes së tij.
Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg nga gjykatat shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë që ai e mohon ndërsa gjykimin e cilëson të padrejtë pasi është bërë në mungesë.
Gjatë kohës kur ka ndodhur vrasja ai ka qenë truprojë i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.







