Paco Alcacer, edhe pse ka udhëtuar me Borussia Dortmundin drejt jugut të Spanjës në Marbella, ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore për pjesën e mbetur të kampionatit, duket se nuk e ka aspak të sigurt qëndrimin te verdhezinjtë.

Ardhja në skuadër e talentit Haaland, ka bërë që ish lojtari i Barcelonës të përfundojë në merkato.

Agjentët e 26-vjeçarit ia kanë ofruar futbollistin Atletico Madridit, por drejtori sportiv i gjermanëve Zorc kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lire futbollistin, shumë kjo e konsideruar e lartë nga “Los Colchoneros” të cilët kanë refuzuar të shpenzojnë aq shumë.