Borussia Dortmund vazhdon të kërkojë përforcime për sezonin e ardhshëm.
Pasi zyrtarizuan Thorgan Hazard, Julian Brandt, Nico Schultz dhe Mats Hummels, verdhezinjtë janë vënë në kërkim të një emri, që ka bërë histori para disa vitesh.
Drejtori Sportiv, Michael Zorc kërkon të transferojë në ‘Signal Iduna Park’ djalin e të madhit, Gheorghe Hagi, pikërisht Ianis Hagi. Talenti i Rumanisë, shkëlqeu në Europianin e 21-vjecarëve të mbajtur në Itali gjatë ditëve të fundit, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
20-vjeçari aktualisht luan për Viitorul Constanța, ndërkohë që Dortmund për momentin duket favorite për të marrë shërbimet e tij.







