Liga e Kampionëve

Dortmundi fitoi miliona me kualifikimin në gjysmëfinale të UEFA Champions League

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund mbrëmë siguroi gjyëmfinalen e madhe të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Atletico Madrid.

Siç raportohet, klubi nga “Iduna Park” me këtë kualifikim ka gjeneruar shumën prej 100 milionë euro.

Këto shifra klubi gjerman i fitoi pa u përfshi biletat e tifozëve, vetëm nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA.

Kujtojmë që në fazën gjysmëfinale, Dortmund do të luaj ndaj Paris Saint-Germain, që mbrëmë eliminoi Barcelonën.