Dortmund afër marrëveshjes me Emre Can

Borussia Dortmund është shumë afër një transferimi të madh.

Ylli i Juventus, Emre Can, është shumë afër që të ndërrojë skuadër, gjatë kësaj merkatoje që do të jetë e hapur deri të premten.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se skuadra nga Bundesliga, Borussia Dortmund, është afër marrëveshjes me Can, transmeton lajmi.net.

Gjermani ka qenë duke kërkuar një largim nga Juventus tash e sa kohë, si pasojë e mungesës së minutave, dhe frikës për humbjen e vendit të tij në skuadrën kombëtare.

Dortmund duket se do të sigurojë shërbimet dhe ‘shpëtimin’ e lojtarit, me një marrëveshje që do të përfshinte 23 milionë euro.

Can pritet të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.