Në lidhje me sulmin që Edi Rama bëri ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi reagoi sot edhe presidentja e EPP-së Doris Pack.
Pasi Vokshi i kërkoi Ramës të heqë nga facebook videon që identifikon prindërit e vajzës së mitur, të abuzuar seksualisht në Kavajë, kryeministri Reagoi me ironi ndaj saj.
“Komentet në rrjetet sociale të kryeministrit të Shqipërisë Rama duke ofenduar gratë politikane, nuk janë vetëm degradim dhe ofendim ndaj gruas, por nxitje e dhunës kundër gruas në një vend ku të drejtat e saj janë të kërcënuara dhe të dhunuara çdo ditë”, shkruan Pack.








