Leonard Vehapi është dorëzuar sot në Stacionin Policor në Rahovec.
Personi që ka sulmuar tri femra në Prishtinë ishte shpallur në kërkim nga Policia, por që mëngjesin e sotëm ka vendosur vetdorëzimin.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Vehapi ishte i ndjekur penalisht edhe për raste të tjera dhe se i njëjti kishte urdhëresa për intervistim.
I njëjti është duke u intervistuar këto momente në stacionin Qendër në Rahovec. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Dragodan në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Indeksonline ka intervistuar njëren nga femrat e sulmuara nga i dyshuari Vehapi.
Ajo ka thënë se arsyeja e sulmit ndaj tyre ishte se nuk i kanë plotësuar favore seksuale në një qendër masazhi në Prishtinë.







