Dorëzohet në polici i dyshuari që la të vdekur një person në Ferizaj

I dyshuari B.Sh është dorëzuar në polici në prezencë të avokatit mbrojtës, i cili dyshohet se e la të vdekur pas disa goditjeve një person në një parking të një pompe të derivateve në fshatin Bibaj të Ferizajt, më 21 shkurt.

Policia thotë se ai është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj sot rreth orës 17:30 dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Deri më tani ai kishte qenë në arrati.

Më 21 shkurt rreth orës 15:30, për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë një 50 vjeçar i cili ka ra me kokë në asfalt. I dyshuari më pas ka dërguar në ambulancë viktimën dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, ndaj të dyshuarit është marrë masa e ndalimit për 48 orë deri në kompletimin e lëndës.