I dyshuari për tentim vrasje në Fushë-Kosovë, A.Z, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar të martën në Polici.

30-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën me 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Përmes një komunikate Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai është dërguar në mbajtje.

“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesa për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, A.Z. mashkull 30 vjeç, sot të paraqitet në polici. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

VIDEO BONUS: “Sulmet e mundshme nga Serbia”, Haziri: Kamuflim i krerëve për t’i mbuluar dështimet e brendshme