Nëna nga Lake Johnson në Texas i kishte thënë policisë se ishte kthyer nga dyqanet në shtëpi me 31 janar dhe kishte gjetur të dyshuarin duke përgjuar vajzën e saj 15 vjeç nga dritarja. Ajo lajmëroi policinë dhe e kapi atë duke mos e lënë të ikë para policisë.

Videoja dramatike nga kamera e skuadrës së policisë shfaq të ëmën duke përplasur në tokë perversin sipas raporteve të mediave amerikane.

“Fëmijët janë e gjithë jeta ime dhe sigurohem që ti mbroj” tha Phyllis Pena, mamaja nga Texas.

Ajo e kishte thirre policinë dhe i dyshuari kishte tentuar të arratisej nga vendi i ngjarjes por nuk ja doli se u përball me nënën nga Texas.

“Nuk shohim rëndom që dikush përballet dhe e vë veten para rrezikut për të arrestuar dikë” kishte deklaruar rreshter Roy Welch nga policia e Texas.