“Don’t call me 20%, I’m Albanian”, nis fushata e ASH-së

“Don’t call me 20%, I’m Albanian” (Mos më thirr 20%, unë jam shqiptar) është slogani që po shpërndahet në rrjetet sociale.

Aleanca për Shqiptarët (ASH) në Maqedoni, ka nisur prej sot një fushatë aktive në kohën kur po ndodhin ndryshimet kushtetuese në Kushtetutën e vendit, në bazë të Marrëveshjes së Prespës.

“Don’t call me 20%, I’m Albanian” (Mos më thirr 20%, unë jam shqiptar) është slogani që po shpërndahet në rrjetet sociale nga ana e anëtarësisë së kësaj partie, por edhe nga funksionarët e saj, përcjell INA.

ASH kërkon që përmes amendamenteve të saj që do ti propozojë në Kuvend, të shlyhet nga Kushtetuta emërtimi bashkësia etnike mbi 20% dhe në vend të saj të emërtohet “shqiptarët”.

Po ashtu kërkohet ndërhyrja teknike edhe në pjesën ku thuhet “gjuha e bashkësisë etnike mbi 20%” dhe në vend të saj të jetë “gjuha shqipe”.

“Fushata do të jetë aktive kundër 20% dhe në forma tjera është paralajmëruar kjo në rrjetet sociale.