Nënkryetarja e dikurshme e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka shpërndarë një mesazh ku thekson se ndryshimi për kryeqytetin është i pashmangshëm.

“Koha për Prishtinën jo vetëm që po vjen, por po shpërthen”, ka shkruar ajo.

Deklarata e saj është mbështetje për vizionin e Uran Ismailit dhe iniciativën politike që po synon transformimin e Prishtinës.