Rikthimi
Donika Kadaj shumë e lumtur pranë kryeministrit Haradinaj (FOTO)
Donika Kadaj-Bujupi është rikthyer në partinë e Ramush Haradinajt. Ajo e braktisi AAK-në për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, si pasojë e pakënaqësive të saj.
Mirëpo, dy vjet më pas ajo ndjehet e lumtur që sërish është rikthyer në AAK.
Sot, Donika Kadaj është parë bashkë me Haradinajt në një ekspeditë në Majën e Lubotenit, shkruan Ballkani.info.
Aty ishte edhe Lulzim Leci, sekretar organizativ i partisë.
Sigurisht se nuk është e nevojshme të përmenden edhe një herë akuzat që Donika Kadaj ia bënte kryeministrit sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, sidomos gjatë kohës së fushatës zgjedhore dhe në kohën e formimit të qeverisë. /Ballkani.info/