Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla e ka takuar sot sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ajo ka bërë të ditur se Stoltenberg do ta vizitojë Kosovën më 1 korrik, megjithatë ka bërë huqje të madhe në postimin e saj në Twitter, shkruan Ballkani.info.

Në vend të flamurit të NATO-s, Gërvalla ka vendosur flamurin e Kombeve të Bashkuara.
“Takim shumë i përzemërt me (flamuri i OKB-së në vend të atij të NATO-s) Sekretarit të Përgjithshëm në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Mirë të shoh një angazhim e palëkundur të (prap flamuri i OKB-së në vend të atij të NATO-s) për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Flamuri i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë se (Flamuri i Kombeve të Bashkuara – duhet të jetë Aleanca Veri-Atlantike dhe flamuri i NATO-s) shpëtoi vendin dhe popullin tonë në momentin më ekzistencial! D.G.”, ka shkruar Gërvalla.
Nuk është hera e parë që ministrja e Jashtme ia huqë me postimet në Twitter.


Po ashtu, para një muaji, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë shumë kritika për postimin e fundit në rrjetin social Twitter. Postimi në gjuhën angleze që është bërë nga MPJ ka qenë amatoresk dhe me gabime.
“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, thuhej në postimin anglisht të MPJ-së.
“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, është thënë ndër të tjera në postim. /Ballkani.info/







