Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka bërë një huqje të madhe.

Ajo gjatë vizitës sot në kompleksin “Isa Boletini” në Boletin, ka ngatërruar stërnipin e heroit Isa Boletini, Gazmend Boletinin, me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

“Mirëmëngjesi kryetar”, i tha Gërvalla teksa Gazmendi ia ktheu: “Jo unë s’jom kryetari, kryetari është brenda”.

“Aaaaa, më falni” ka qenë reagimi i Gërvallës pas huqjes që bëri.

Stërnipi i Isa Boletiniti ia bën me dije ministres Gërvalla, se kryetari ndodhet brenda.