Donald Tusk dyshohet se ishte përfshirë në një skemë piramidale në Poloni

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, po merret në pyetje në Poloni në vazhdën e një hetimi parlamentar mbi një skemë piramidale.

Mashtrimi financiar në Poloni doli në dritë në vitin 2012, kur zoti Tusk mbante postin e kryeministrit.

Prokurorët thonë se rreth 20 mijë investitorë humbën mbi 225 milionë dollarë në atë që rezultoi se ishte një skemë piramidale.

Sipas hetuesve, skema i përkiste institucionit financiar “Amber Gold” dhe autoritetet nuk morën masat e nevojshme, megjithë sinjalet paralajmëruese.

Djali i zotit Tusk, Mihal kishe marrëdhënie me firmën “Amber Gold”.

Kritikët thonë se partia në pushtet po i përdor hetimet si një përpjekje për të diskredituar politikanin polak Donald Tusk, i cili i përket opozitës dhe është President i Këshillit të Evropës që nga viti 2014.