Matt Whitaker

Donald Trump ka një falemnderim për amerikanin që mbështeti Kadri Veselin në zgjedhje

Presidenti amerikan Donald Trump, në llogarinë e tij në Twitter, ka falënderuar Matt Whitakerin për mbështetjen që i ka dhënë duke sulmuar Demokratët.

Matt Whitaker ka bërë një opinion bashkë me Jeff Landryn për USAtoday, në të cilën shkruajnë se si kongresistët demokratë thjesht po provonin t’i bënin të pavlefshme zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 që e nxorën Trumpin fitues kundrejt kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Whitaker shkruan se folësja e Kongresit, Nancy Pelosi e Partisë Demokratike, po i mëshonte shkelm sundimit të ligjit përmes hapjes së hetimeve për shkarkimin e Trumpit mbi skandalin me Ukrainën, për të cilin ai dyshohet se shantazhoi presidentin ukrainas me ndihmë ushtarake në rast se nuk e hetonte rivalin e tij politik Joe Bidenin për korrupsion.

Trump ka rishpërndarë postimin e z.Whitaker duke shkruar thjesht “Falemnderit Matt.”

Ndryshe, Whitaker u bë i njohur në Kosovë pas ardhjes së tij në vendin tonë për të mbështetur kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Ai madje, kishte qenë edhe në një tubim të kësaj partie ku i kishte sugjeruar qytetarët e Kosovës të votonin Veselin.

Sidoqoftë, Veseli dhe partia e tij dolën në vendin e tretë në këto zgjedhje.

loading…