Don Xhoni shpërblehet nga YouTube

Sukseset nuk po ndalen për Don Xhonin.

Reperi, Don Xhoni e filloi në mënyrën më të mirë vitin 2021.

Teksa po shijon suksesin e këngës “Kokaina”, freestyle i tij ‘shpërtheu’ edhe në tregun e huaj.

Freestyle është bërë viral dhe së fundi u shpërnda edhe nga faqja e njohur e “Ellen Tv Show”.

Së fundi, ai është shpërblyer nga YouTube pasi arriti 100 mijë abonues, brenda pak kohësh për sa merret me muzikë.

“0-100k shumë shpejt! Faleminderit shume per krejt perkrahjen edhe qe ja kena arrit kaq shpejt me i bo keto shifra rekorde. Don Xhoni s’ka mu nal, ju qe mendoni qe keni pa shume prej meje, s’keni pa sen hala.. Shihemi!!! CHAMPION BOY ”, janë fjalët e reperit.