Don Xhoni kërkon blerës për vetura pasi mbeti pa koncerte

Reperi i njohur nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur si Don Xhoni famën e arriti në një kohë rekord me freestylen e tij “Make a pose” që u bë viral në rrejtet sociale gjatë kohës së karantinës.

Ai së fundmi ka bërë një reklamë për njërën nga autosallonet kosovare e me ç’rast ka kërkuar blerës për vetura.

Në një Instastory të publikuar reperi në formë shakaje ka thënë se ka mbetur pa koncerte dhe për këtë arsye kërkon blerës për vetura.