Don Xhoni e injoron publikisht Noizyn, shpërndan këngën e tij teksa mbështet vetëm Loredanën

Don Xhoni dhe Noizy janë ndër dy reperët më të komentuar.

Ata komentohet jashtëzakonisht shumë për përplasjet e tyre virtuale, shkruan lajmi.net.

Raporti i tyre prej kohësh është i tensionuar e jo rallëherë përmes rrjeteve sociale kanë ironizuar njëri-tjetrin.

Përtej të gjithave tensioneve, Don Xhoni ka bërë një veprim e cila nuk dihet si të emërohet.

Ai ka shpërndarë bashkëpunimin e fundit të Loredanës dhe Noizyt, por e ka “injoruar” reperin në fjalë.

Me këtë veprim, vuloset edhe një herë se nuk kemi shkrirje të tensioneve mes reperëve.

Don Xhoni ka mbështetur Loredanën, pasi së bashku kanë hitin e tyre të jashtëzakonshëm “Gjuj për to”./Lajmi.net/