Don Xhoni bëhet me veturë luksoze, por nuk di ta parkojë

Reperi i njohur kosovar, Xhonatan Isufi i njohur për publikun si Don Xhoni, mori famë pas “freestyle-t” në një emision gjatë kohës së karantinës dhe për një kohë shumë të shkurtër u shëndrrua në njërin nga rep-artistët më të kërkuar.

Reperi përmes postimeve në rrjetet sociale vazhdon të tregojë se bënë një jetë luksozë.

Së fundmi, Don Xhoni ka treguar se është bërë me një veturë te re luksoze.

Ai ka postuar veturën e tipit BMW, krahas së cilës ka shkruar “Helm mbi tokë”.

Por përkundër se reperi është bërë me veturë të re, në foton e publikuar nga vet reperi shihet se e ka parkuar gabim dhe në hapsirën e dedikuar për personat me aftësi të kufizuar.

Kujtojmë se reperi pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri “Katile” ku pjesë e videoklipit ishte modelja e njohur, Megi Pojani./Paparaci.com