Ministria e Drejtësisë ka dhënë një tender mbi 20 mijë euro për pastrimin e automjeteve për këtë institucion dhe njësit e saj.
Ministria e udhëhequr nga Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka dhënë kontratë për pastrimin e automjeteve për institucionet e Ministrisë së Drejtësisë dhe njësive të saj.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në KRPP, për këtë tender kanë ofertuar dy operatorë, ndërsa fituese është shpallur kompania me çmimin me të ulët.
Për pastrimin e automjeteve të MD-së, fituese është shpallur kompania “Priclean LLC”, e cila do të përfitojë plotë 20 mijë e 751 euro, shkruan Ballkani.info.

Siç bëhet e ditur në kontratë, kjo kompani do të bëjë pastrimi e veturave të MD-së dhe njësive të saj për 36 muaj.
Ndërsa, Ballkani.info ka gjetur se kompania që e ka fituar tenderin është hapur vetëm pak muaj me parë.
Siç bëhet e ditur nga të dhënat e publikuar në ARBK, kjo kompani është hapur me 24 prill të këtij viti. Ndërsa si aktivitet primarë e ka pastrimin e përgjithshëm të ndërtesave.

Nga kjo kontratë do të pastrohen 73 vetura dhe xhipa, 8 kombi, 2 kamionë max 2.5 ton,
“Larja e automjeteve (veturave – xhip 4 x 4) brenda dhe jashtë 3,264. Larja e automjeteve (veturave – xhip 4 x 4 ) vetëm jashtë 120. Larja e automjeteve (kombi) brenda dhe jashtë 510. Larja e kamionit brenda dhe jashtë 15. Larja e brendshme gjeneralë (ulëseve, tapicierit të dyerve dhe kulmit – etj. (komplet) 93”, thuhet në dosjen e tenderit. /Ballkani.info/






