Doli për peshkim, i moshuari gjendet i vdekur pranë lumit Vjosë

Një 72-vjeçar nga Mallakastra është gjetur i vdekur pranë lumit Vjosa.

Policia thotë se i moshuari kishte dalë për peshkim, dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, raporton Abcnews.al.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimi e rrethanave.