“Maneskin”

Dolën pamjet duke thithur kokainë, reagon këngëtari i grupit fitues të “Eurovision”

Gjatë transmetimit të festivalit evropian “Eurovision”, këngëtari italian i grupit “Maneskin” në disa pamje ku dyshohej se po merrte drogë gjatë transmetimit të natës finale.

Pamjet u bënë virale në rrjete sociale, por këngëtari e mohoi këtë gjë, ai tregoi se një nga miqtë e tij të grupit kishte thyer një shishe në ato momente.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh Damiano.

Më pas grupi bëri një postim në rrjetin social “Instagram”, ku u shprehën të gatshëm të bëjnë edhe test për të vërtetuar nëse kanë konsumuar drogë apo jo.

“Jemi të shokuar për disa njerëz që thonë se Damiano ka konsumuar drogë. Ne jemi kundër përdorimit të drogës dhe ne nuk kemi konsumuar kurrë kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi këtu për të bërë muzikë dhe jemi shumë të lumtur për fitorn tonë në Eurovision dhe duam t’i vlerësojmë të gjithë që na kanë mbështetur”, shkruan grupi.

Me 524 pikë, çmimi i parë shkoi për Italinë, i dyti për Francën dhe e treta u rendit Zvicra me këngëtarin me origjinë nga Kosova, Gjon Muharremaj.