DOKUMENTE| Ambasadori Ilir Kapiti paguan 4230 euro në muaj për banesë në Londër, MPJD ia aprovon kundërligjshëm

Ka shtetësi angleze, familje e vendbanim në Londër, por ambasadorit të Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapitit, çdo muaj i paguhen si qira mujore për banesë hiç më pak se mbi 4 mijë euro.

Ambasadorit Kapiti i paguhen gati 2 mijë euro më shumë se limiti i lejuar me Udhëzim Administrativ, që është 2,400 euro për qira mujore, raporton Demokracia.com.

Tejkalimi i limitit në këtë rast, pas kërkesës së aprovuar kundërligjshëm nga MPJD, saktësisht është 1,829 euro.

Sipas Udhëzimit Administrativ në fuqi, qiraja e lejuar për ambasadorin në Mbretërinë e Bashkuar është 2400 euro dhe kërkesa i ishte aprovuar Kapitit në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ me kosto shtesë prej 1829 eurosh më shumë se që lejohet apo rreth 80 për qind mbi vlerën e lejuar, e cila si shkelje përbën edhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndërsa, nëse llogaritet mandati 4-vjeçar i ambasadorit Kapiti, atëherë kemi të bëjmë me dëmtim të buxhetit prej rreth 90 mijë euro.

Megjithatë, ministrja Gervalla nuk vepron njëjtë edhe me diplomatët e tjerë në Londër, pasi që diplomatit Viskont Jakupi, i cili kishte shërbyer në këtë vend, nuk i ishte lejuar tejkalimi as aq sa parashihet me Udhëzim Administrativ, raporton Demokracia.com.

Jakupi kishte kërkuar që t’i lejohej tejkalimi prej 700 eurosh, sipas dokumenteve të siguruara nga Demokracia.com, sa edhe lejohet me Udhëzimin Administrativ, por kërkesa nuk i ishte aprovuar nga MPJD. Atij i ishte thënë se tejkalimet e tilla nuk lejohen dhe duhet të paguhen nga buxheti vetanak i diplomatit.

Diplomati Viskont Jakupi, i kthyer muaj më parë në mënyrë arbitrare nga misioni diplomatik në Britaninë e Madhe, kishte vazhduar betejën ligjore me MPJD-në dhe deri më tani i ka fituar të gjitha shkallet ku kishte ankimuar vendimin e Gërvallës për kthimin e tij.

Ndryshe, ministrja Donika Gërvalla-Schwarz prej kur është vënë në krye të diplomacisë kosovare ka prodhuar vazhdimisht skandale. /Demokracia.com/