DOKUMENT | Vjosa Osmani merr me qira vetura VIP, shpenzon afro 9 mijë euro të shtetit

Zyra e Presidentes së Kosovës ka vendosur që t’i shpenzojë afro 9 mijë euro për marrjen e disa veturave me qira. Shumica e këtyre veturave  janë VIP, ka edhe klasike e minibus. Kërkesa e Presidencës ka qenë që ato mos të jenë më të vjetra se të vitit 2017.

 35 vetura të ndryshme, shumica prej tyre të klasit VIP janë marrë me qira nga Presidenca e Kosovës.

Zyra e Vjosa Osmanit ka treguar se për këto vetura do të paguhen afro 9 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Në shpalljen e tenderit është treguar se veturat duhet të jenë më te reja se sa të vitit 2017.

“Vlera e përgjithshme e kontratës 8 791,00 euro. Makinat nuk duhet të jenë prodhim më i vjetër së 2017.  Shërbime të shfrytëzimit të veturave me qira për delegacionet zyrtare pjesëmarrëse në  Formin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe për vizita zyrtare të delegacioneve të huaj në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas tenderit me këto para do të merren me qira  35 vetura të llojeve të ndryshme, të klasit ekonomik por edhe të klasit VIP.

“Makina të klasit VIP 10. Makina të klasit SUV 5. Makina të klasit ekonomik (me vozitës) 15. Minibus me 8 ulëse (me vozitës)          5. .  Makinat nuk duhet të jenë prodhim më i vjetër së 2017”, thuhet aty.

Presidenca ka treguar se kompania që ka fituar tenderin duhet të ketë edhe përvojë në këso shërbime.

“Operatoret ekonomik pjesëmarrës duhet të kenë së paku një (1) kontrata për shërbime te ngjashme, të realizuar në tri vitet e shkuara, para datës së publikimit te këtij njoftimit për kontratë.  Përshkrimi i shkurtër: Shërbime të shfrytëzimit të veturave me qira për delegacionet zyrtare”.

Në garë për ta marrë këtë tender nga Presidenca ka qenë vetëm një kompani, me të cilën do të nënshkruhet sot kontrata.

“Data e dhënies së kontratës 29.09.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 30.09.2022 Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri zyrtar: CORPORA SH.P.K.”, thuhet në njoftimin e zyrës së Vjosa Osmanit./Demokracia.com/.