Institucionet e nivelit qendrorë dhe lokal në Kosovë ka disa muaj që kanë mbetur pa vetura. Krejt kjo erdhi pasi një kontratë e Agjencisë Qendrore të Prokurimit me kompaninë “Auto Mita”, për vetura me qira përfundoi në shtator të këtij viti. Si pasojë e kësaj shumë institucione të nivelit lokal dhe qendrorë u bllokuan.

Për këto mungesa, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve duket se e ka zgjedhur problemin, kjo pasi kjo ministri tashmë ka dhënë një kontratë për shfrytëzimin e taksive për nevojat e saj.

Ministria e udhëhequr nga Hekuran Murati ka dhënë kontratë për “shërbime të transportit përmes taksive për nevojat e kësaj ministrie”, shkruan Ballkani.info.

Këtë kontratë, vlera e së cilës është parashikuar të jetë 10 mijë euro e ka fituar kompania “E Taxi Tesla”, shkruan Ballkani.info.

Për dy vjet, nga kjo kontratë janë planifikuar që të shpenzohen 7.60 euro për njësi.

Siç bëhet e ditur në dosjen e publikuar në KRPP, ministria do të shfrytëzoj taksit për destinacionet Prishtinë – aeroport dhe anasjelltas, nga ministria në gjykata dhe anasjelltas, nga ministria në Gërmi dhe anasjelltas si dhe nga ministria në filialin e Bankës Botërore dhe anasjelltas.

Kujtojmë se në shtator të këtij viti shumë ministri dhe komuna mbeten pa vetura pasi një kontratë e Agjencisë Qendrore të Prokurimit me kompaninë “Auto Mita” për vetura me qira kishte përfunduar dhe nuk ishte vazhduar.

Ndërsa, në gusht Agjencia Qendrore e Prokurorimit hapi tender në vlerë prej 6 milionë e 900 mijë euro për blerjen e 241 veturave. Ky tender ishte i ndarë në 15 lote.

Kujtojmë se gjatë këtyre viteve AQP-ja ka nënshkruar disa kontrata për marrjen e veturave me qira për institucionet shtetërore, të cilat i kushtuan shtetit rreth 7 milionë euro. /Ballkani.info/