Vetëm pak ditë pasi aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, Burim Hajdinit u shpërblye për këtë. Ai nga një punonjës i thjeshtë u avancua në pozitën e drejtorit.

Reporteri.net, ka siguruar dokumentin e acancimit në pozitë të Hajdinit, të nënshkruar nga u.d i kryeshefit Enes Muzaqi.

Ai nga zyrtar i thjeshtë në Departamentin e Planifikimit dhe Analizës, është drejtor i Shitjes dhe Qirasë.

Në vendim thuhet se punonjësi Burim Hadini inxh, i gjeologjisë lirohet nga detyra e Zyratrit të Planifikimit në Departamentin e Planifikimit dhe Analizës në Tre[ça SH,A dhe caktohet drejto i Divizionit të shitjes dhe Qirasë në Trepça Sh.A.

Ky vendim thuhet se është marrë si nevojë e ristruktiruimit dhe organzimit të ri të vendeve të punës në kuadër të menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje.

Kujtojmë që Trepça u përball me një skandal para pak ditësh, ku u vodh sasi e madhe e bakrit.
Ndryshe, kjo kompani, së fundmi ka ndërruar menaxhmentin për shkak të keqmenaxhimit.

Hajdini ka aderuar në VV tri javë më parë. Njoftimi për aderimin e tij u bë publik edhe në faqen e Vetëvendosjes në Mitrovicë