Konkursi për pozitën ‘Zyrtar për Trajtimin e të Burgosurve dhe Çështje Sociale’ në kuadër të Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, u fitua nga njeriu i dytë i VV-së në Vushtrri, respektivisht nga nënkryetarja e këtij subjekti në Vushtrri, Lauretë Zeqiri Mlinaku.
Sipas dokumentit që ka siguruar Ballkani.info, e që i përket datës 08.01.2025, Ministria e Drejtësisë të cilën e udhëheq Albulena Haxhiu, ka lëshuar vendimin se Zeqiri Mlinaku është fituesja e këtij konkursi me më së shumti pikë.
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e sagës së punësimeve që lidhen me subjektin në pushtet. /Ballkani.info/








