DOKUMENT| Në krizën më të madhe, Shpejtim Bulliqi i rriti investimet për dekorimin e sheshit

Shpejtim Bulliqi, që drejton Komunën e Podujevës, ka vepruar në kundërshtim me gjendjen aktuale ekonomike. Në vend që të ulë shpenzimet për “qejfe”, ai i ka shumëfishuar ato. Veç për “zbukurimin” e Podujevës ka shpenzuar rreth 20 mijë euro.

Komunës së Podujevës i ka kushtuar afër 20 mijë euro zbukurimi i sheshit të qytetit për festat e fundvitit.

Ky i institucion që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, ka dekoruar qytetin si çdo vit tjetër, por tanimë duke i dhënë një rëndësi më të madhe dhe duke ndarë me shumë mjete financiare, shkruan Demokracia.com.

Nga buxheti i saj, Komuna e Podujevës ka ndarë hiç me pak se 19 mijë e 930 euro për dekorimin e qytetit.

Tenderin për zbukurimin e qytetit e ka fituar kompania “ProTrade Kosova SH.P.K”.

Për dallim nga ky vit, buxheti i ndarë në vitet paraprak për dekorimin e qytetit nuk arrinte as në 3 mijë euro.

Megjithatë, kjo shumë u rrit në vitin 2021 në afro 10 mijë euro, ndërsa në vitin që lamë pas, kjo komunë ndau rreth 20 mijë euro.

Ndërsa, shuma e shpenzuar për dekorim të qytetit në vitin 2020 ka qenë 2 mijë e 780 euro’’.